Gjigandi i gërmimit të monedhave kriptografike Bitmain lajmëroi reduktimin e gjysmës e fuqisë punëtore sipas mediave Kineze.
Kompania me seli në Pekin tha se të larguarit i përkisnin ekipit të zhvillimit të një klienti për Bitcoin Cash.
Lajmi u bë akoma edhe më i besueshëm kur ish punonjësit filluan të ndanin në Linkedin eksperiencën e tyre pranë Bitmain.
Përpara se të vinte ky largim masiv nga puna, Bitmain kishte ndaluar aktivitetin në Izrael.
Në Nëntor tregu i kriptomonedha humbi 70 miliardë dollarë investime si rezultat i ndarjes së Bitcoin Cash duke kërcënuar stabilitetin e mbarë industrisë.
Bitmain që mbështeti njërin prej kampeve raportohet se ka humbur miliona dollarë nga kjo lëvizje.
Kompania ka rreth 2,000 punonjës në mbarë aktivitetin e gërmimit dhe blockchainit. /PCWorld Albanian