Gjetja pa shenja jete e personit të zhdukur nga gushti i vitit të kaluar, policia jep detaje

E publikuar: 08/03/2026 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i cili ishte raportuar i zhdukur vitin e kaluar është gjetur pa shenja jete në komunën e Istogut.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte raportuar si person i zhdukur më 17 gusht 2025 rreth orës 07:00. Ndërkaq, më 7 mars 2026, familjarët kanë njoftuar policinë se ai është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për të kryer procedurat e nevojshme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.