Gjeti gjysmën e qypit 2,000 vjeçar, pas dy javësh e kompletoi edhe me pjesën tjetër (Foto)

E publikuar: 20/10/2018 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Steve Tomlinson ishte duke kërkuar në një plazh në Kent të Anglisë, kur gjeti një gjysmë qypi romak që besohet se është punuar para afro 2,000 vitesh.

Entuziasti 47-vjeçar që kërkon për gjësende të vjetra, shkoi në të njëjtin plazh pas dy javësh dhe u befasua kur e gjeti edhe pjesën tjetër dhe kompletoi enën e lashtë, transmeton Telegrafi.

Për gjysmë e qypit, atij i ofroi në koleksionues privat 2,000 funte, por refuzoi ta shiste, ndërsa tani që ka gjetur pjesën tjetër, vetëm dhjetë metra larg të parës, as që e ka në plan ta shes.

“Nuk dua para, kjo i përket të kaluarës dhe duhet të vendoset në muze që ta shohin të gjithë. Është e pavlerë të qëndrojë në shtëpinë time”, ka thënë Tomlinson.

Ky qyp që besohet të jetë punuar rreth vitit 140 Pas Erës Sonë, e ka në mes një kryq dhe vjen prej Romës së Lashtë, ndërsa ende nuk dihet vlera që e ka. /Telegrafi/