Gjesti i shëmtuar nga serbët, nuk vendosin flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovcit

E publikuar: 10/10/2025 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teksa vetëm një ditë na ndan nga “finalja” mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovc, skuadra kuqezi zhvillon këtë të premte seancën e fundit.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.

Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli.

Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhynë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium, raporton KosovaPress.