Polemikat mbi gjestin e Cristiano Ronaldos ndaj tifozëve, pas fitores 3:2 të Al-Nassr ndaj Al-Shabab, ka shtyrë autoritetet përkatëse në Arabinë Saudite të konsiderojnë sanksionimin e tij.
Ylli portugez, i cili shënoi një nga golat e fitores për skuadrën e tij, u “ngacmua” nga tifozët e skuadrës rivale gjatë ndeshjes me thirrjet “Messi, Messi”.
Kjo bëri që “CR7” të shpërthente dhe iu drejtua atyre me një gjest të turpshëm.
Mediumi lokal, “Asharq Al-Awsat”, bëri të ditur se tashmë ka nisur një hetim rreth këtij rasti nga Federata e Futbollit e Arabisë Saudite (SAFF).
“Komiteti Disiplinor filloi një hetim mbi ‘gjestin imoral’ të bërë nga ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, para tifozëve të Al-Shabab, i cili shkaktoi pakënaqësi në mesin e shumë spektatorëve dhe të pranishmëve. Sipas burimeve, Komisioni Disiplinor do të studiojë menjëherë situatën e kapur në video gjatë përfundimit të ndeshjes dhe vendimi do të merret në dy ditët në vijim.” – raportoi mediumi në fjalë.
— @TrollFootball Videos (@TF_Video) February 25, 2024