Gjesti i madh i Mourinhos në Tiranë që e bën atë “Special One”

E publikuar: 13/08/2023 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë në “Air Albania” u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet Romës dhe Partizanit ku italianet e fituan ndeshjen më rezultat 2:1.

Golat për ekipin mysafir i shënuan Stephan El Shaarawy dhe Andrea Belotti, ndërsa për Partizanin nga pika e bardhë e penaltisë realizoi Tedi Cara, transmeton Klankosova.tv.

Në minutën 80-të u lëndua Marcelino Preka i cili u detyrua që ta lërë fushën dhe skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho i njohur si “Special One” për hir të korrektësisë ndaj ekipit shqiptar dhe që të duket me interesante kjo miqësore i tha lojtarit të tij, Houssem Aouar që të dilte nga fusha dhe ai pranoi. Kësisoj ndeshja deri në fund u luajt 10 kundër 10.