Neymar është i njohur për gjestet e tij të çuditshme. Një të tillë e ka bërë edhe mbrëmë pas ndeshjes me Perunë.
Pas fitores së Brazilit me rezultat 3-0, Neymar iu afrua gjyqtarit kryesor të cilit ia ofroi fanelën.
Por gjyqtari i pjekur e refuzoi fanelën e tij. Ky gjest është quajtur si provokues në mediat e Amerikës Latine.