Gjermania zë vendin e parë në investime direkte në Kosovë

E publikuar: 20/10/2020 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shteti i Gjermanisë vazhdon të mbajë primatin sa i përket investimeve direkte në Kosovë.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, nëprmjet një buletini të rregullt mujor në BQK për muajin shtator, shkruan Gazeta Express.
Në buletin u bë e ditur edhe se shteti gjerman është atdheu i dytë i shtetasve kosovarë në këtë vend.
Gjermania mban vendin e parë me investime direkte në Kosovë!

Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të Investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës.

Gjermania vazhdon të jetë një prej shteteve më të rendesishme për Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe si atdheu i dytë i shtetasve tanë të cilët përnga numri janë më së shumti në këtë shtet.