Qeveria gjermane thotë se pret që Italia të vazhdojë të jetë një “vend shumë miqësor me Evropën” pavarësisht fitores së parashikuar të Giorgia Melonit në zgjedhje.
“Sigurisht që duhet të presim rezultatin përfundimtar zyrtar nga këto zgjedhje, por në këtë kohë, ajo që do të thoshte kancelarja është se Italia është një vend shumë miqësor me Evropën me qytetarë shumë miqësorë me Evropën dhe ne supozojmë se kjo nuk do të ndryshojë ”, ka thënë zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Wolfgang Büchner, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Një zëdhënës i Ministrisë së Financave shton se Berlini pret që qeveria e re të respektojë paktin e stabilitetit që përcakton rregullat fiskale për eurozonën.