Gjermania po kërkon emigrantë!

16.04.2015 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Gjermania është një nga vendet më tërheqëse në botë për të emigruar. Ngaqë popullsia pakësohet me shpejtësi, asaj i nevojiten më shumë punonjës të huaj. Për këtë duhet punuar energjikisht.
Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière, do të bëjë reklamë në një vend të padëshiruar, siç bëri të ditur në një kongres në Berlin.
“Ne duhet të bëjmë shumë reklamë për vendin tonë, pasi duam që njerëzit të vijnë tek ne“, tha ministri një një kongres me ekspertë të migracionit.
“Marketimi i migracionit” është i nevojshëm, sepse prognozat e fuqisë punëtore për tregun gjerman të punës në vitet e ardhshme pa emigracion do të jenë të errëta. Një studim i fondacionit Bertelsmann ka llogaritur, se numri i njerëzve në moshë pune në Gjermani deri në vitin 2050 mund të bjerë deri në njëmbëdhjetë milionë, në se nuk ka emigracion sistematik. Nga 45 milionë vendet e punës, që janë sot, do të mbeteshin vetëm 29 milionë punonjës. Konkluzioni për ministrin është se Gjermania duhet të bëhet më tërheqëse për emigrantët. “Ne gjermanët flasim shumë për lejen, por për ftesën dhe për ardhjen flasim pak.”Edhe firmat të ndihmojnë në “marketimin e emigracionit”
Duhet më shumë reklamë, megjithëse Gjermania sot është një nga vendet më të preferuara të emigrimit në botë, tha ministri. 8,2 milionë njerëz me pasaportë të huaj jetojnë ndërkohë në Gjermani, dhe shumë më tepër të brezit të dytë apo të tretë të familjeve me sfond emigracioni. Luftërat civile në Irak dhe Siri kanë shkaktuar një rritje të madhe të numrit të refugjatëve në Gjermani, sidomos vitet e fundit. Nëse në vitin e kaluar janë paraqitur 200.000 kërkesa për azil, këtë vit sipas vlerësimeve mund të jenë 300.000. “Në asnjë vend të botës nuk bëhen më shumë kërkesa për azil se në Gjermani”, tha ministri i Brendshëm. Ndërsa kohët e fundit është folur shumë për ndihmën konkrete dhe strehimin e këtyre refugjatëve, muajt e ardhshëm ministri dëshiron të bëhet më konkret. “Vendi modern i emigracionit” Gjermania duhet të diskutojë tani konkretisht, se si do ta realizojë emigracionin.
Kjo fushatë publicitare nuk është vetëm detyrë e shtetit, por duhet të mbështetet edhe nga ekonomia gjermane, e cila është jashtëzakonisht e suksesshme në botë, tha ministri. “Firmat gjermane janë shumë kreative, për të eksportuar produket gjermane në të gjithë botën.” Përse duhet që ekononia gjermane të jetë aq pak kreative, kur është fjala për t’u ofruar njerëzve të duhur jashtënjë vend pune në Gjermani?”, pyeti ministri duke iu drejtuar përfaqësuesve të ekonomisë. Ulrich Grillo, president i Shoqatës së Industrisë gjermane, i garantoi ministrit se edhe ekonomia do të marrë pjesë në kët fushatë imazhi.
Debate për një ligj të ri emigrimi
Disa mendojnë, se nevojitet një ligj i ri për migracionin, me rregulla të qarta e transparente. Edhe socialdemokratët në koalicionin qeveritar. Ndër to edhe Aydan ëzoğuz, ministre për integrimin në qeverinë gjermane. Deri tani migrantëve u është dashur shpesh ndihma e një juristi, për të përballuar formularet dhe ligjet. Një ligj për emigracionin do të siguronte më shumë transparencë, si për migrantët, ashtu edhe për vendasit, tha ministrja. “Askush në vendin tonë nuk e kupton, se kush vjen dhe përse”. Jo pak njerëz mendojnë, tha ministrja e shtetit, se e gjitha është jashtë kontrollit. Kjo krijon frikëra, që mund të shfrytëzohen nga lëvizjet populiste, si Pegida.
Ministri i CDU-së De Maizière, që do të ishte përgjegjës për ndryshimet e mundshme, mendon se nuk është i nevojshëm një ligj i ri. “Me ndryshime ligjore dhe as me thjeshtime, nuk do të arrijmë të tërheqim më shumë njërëz të kualifikuar në vendin tonë”, argumenton De Maiziere. Ministri i Brendshëm premtoi se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për përmirësim. Por jo vetëm ministri ka dyshime se një ligj i ri sjell përmirësime. “Ata, që mendojnë se me një ligj të ri gjithçka do të jetë e lehtë, transparente dhe e kuptushme, gabojnë”, tha profesorja Christine Langenfeld, kryetare e këshillit të ekspertëve për migracionin.
Të seleksionohet emigracioni sipas kulturave?
Që tani lind polemika lidhur me çështjen, se në cilat vende duhet bërë marketingu i emigracionit gjerman. Ministri nuk e fshehu faktin se do të bëjë reklamë, sidomos në ato vende, që janë të afërta me kulturën evropiane kristiane. “Mendoj se është legjitime, që një vend migracioni të shohë se kush i përshtatet më së miri.” Argumenti i tij, pranimi i emigrantëve nga qytetarët, është më i madh, sa më pranë kulturës së tyre të jenë ato. Kundër një argumenti të tillë, që mund të çojë në ndarje të reja me vendet myslimane, mund të krijohet së shpejti rezistencë.
Një temë e ndjeshme, edhe sepse mediat në javët e muajt është dashur të informojnë për anën e shëmtuar të vendit të emigracionit, Gjermanisë. Akoma lëvizja e djathtë populiste Pegida nxit ndjenjat kundër ardhjes së refugjatëve.
BE duhet të bëjë më shumë për migracionin
Përveç asaj, që mund të bëjë Gjermania, ministri mendon se edhe BE duhet të veprojë. Duke patur parasysh 50 milionë refugjatët në gjithë botën, tha ministri, nevojiten përgjigje të përbashkëta evropiane. Në maj Komisioni Evropian do të paraqesë një axhendë për migracionin e 28 shteteve anëtare të BE. Do të shqyrtohet marrëveshja e deritanishme Dublin II, që kritikohet ashpër nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe rregullon ndarjen e refugjatëve ndërmjet shteteve të BE.
Në të do të bisedohet edhe për rrugët e migrimit, si dhe për luftën kundër kontrabandës me njerëz në kufijtë e jashtëm të BE, tha ministri. Vendimet e para do të merren në takimin e ministrave të brendshëm dhe të jashtëm të BE. Profesor Demetrios Papademetriou, nga instituti studimor i Uashingtonit “Migration Policy Institute,” i dha ministrit një këshillë: emigrimi duhet realizuar në mënyrë aktive për të mos dështuar. Por Gjermanisë i mbetet ende kohë, tha amerikani me origjinë greke./dw/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n