Gjermania pas vendimit te Putinit: Goditje e rëndë ndaj përpjekjeve diplomatike për zgjidhje të konfliktit

E publikuar: 21/02/2022 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka folur në lidhje me deklaratën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në lidhje me të ashtuquajturat “Republikat Popullore” në Ukrainën lindore.

Ajo ka thënë se njohja e sotme nga presidenti Putin i ‘Republikave popullore’ të vetëshpallura separatiste në Ukrainën lindore përfaqëson një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndryshojë vendimin dhe të kthehet në rrugën e zgjidhjes së konfliktit diplomatik dhe politik në përputhje me marrëveshjet e Minskut”.

“Njohja e sotme nga presidenti Putin i ‘Republikave popullore’ të vetëshpallura separatiste në Ukrainën lindore përfaqëson një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe është një goditje e rëndë për të gjitha përpjekjet diplomatike drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit aktual”.

“Njohja është gjithashtu një tjetër shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, të cilën ne e dënojmë me termat më të ashpër. Gjermania mbetet e palëkundur në anën e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Ne do t’i përgjigjemi kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar. Ne e koordinojmë këtë me partnerët tanë”.