Qeveria gjermane ka thënë se pret që ekonomia e vendit të tkurret me 0.4 për qind këtë vit, duke iu bashkuar një sërë parashikuesve të tjerë në rishikimin e perspektivës së saj për ekonominë më të madhe të Evropës.
“Kemi pasur një vit të vështirë ekonomikisht, në një kohë të vështirë”, tha ministri i Ekonomisë Robert Habeck, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Shkaku i kësaj ulje janë kriza e çmimeve të energjisë, nevoja e Bankës Qendrore Evropiane për të luftuar inflacionin dhe dobësimi i partnerëve të rëndësishëm ekonomikë botërorë.
Parashikimi i rishikuar ishte në kontrast me rritjen prej 0.4 për qind që qeveria parashikoi në fund të prillit.
“Ne po dalim nga kriza më ngadalë se sa pritej. Kemi arritur pikën e ulët dhe do të ecim përsëri përpara”, shtoi Habeck.