Disa shkolla në Saksoni të Poshtme në Gjermani kanë anuluar mësimin pasi që ata gjatë natës u kanë dërguar email-a me anë të së cilëve kërcënojnë me sulme terroriste.
Në porositë që kanë pranuar shkollat është paralajmëruar se sulmi do të ndodhë në orën nëntë të mëngjesit, transmeton Rusia Today.
“Koha kur duhej të ndodhnin sulmet tashmë ka kaluar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Joachim Grande. Në qytetin Braunschweiger shtatë shkolla kanë pranuar email-a me anë të së cilëve kërcënohen me sulme terroriste.
Mësimi është anuluar në nëntë shkolla të mesme dhe në ato fillore në këtë qytet. Policia është vënë në kërkim që të zbulojë se kush i ka dërguar email-et.