Të gjithë trenat në veri të vendit kanë ndërprerë lëvizjet e tyre, mbi të gjitha ato në linjat mes Hamburgut dhe Berlinit, për shkak të pemëve të rëna mbi binarët e trenave.
Eshtë veriu i vendit zona më e goditur nga stuhia, me erëra që kanë arritur shpejtësinë deri në 140km/orë.
Policia ka urdhëruar popullsinë lokale të qëndrojë në shtëpi. Zonat më të goditura janë Brandeburgo, Meclemburgo-Pomerania dhe Hamburgu, gjithashtu edhe kryeqyteti i vendit.
Edhe në Berlin erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha ku shumë pemë janë thyer duke shkaktuar mbylljen dhe bllokimin e shumë rrugëve.
Aeroporti berlinez i Tegel dhe Schoenefeld ka nisur në mbrëmje procedurat për ti dhënë mundësi pasagjerëve të bllokuar në aeroport të nisin lëvizjet e tyre.




















