Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është duke ofruar mbështetje përmes një program trajnimi për industrinë e metaleve në Kosovë.
Ky program është bërë në kuadër të masave për rimëkëmbje ekonomike në një periudhë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19, njofton Klan Kosova.
Projekti është realizuar nga Industria Metalike dhe Grupi i Energjisë së Rinovueshme të Kosovës (MIRECK / KIMERK) me mbështetjen e GIZ Kosovë nga Fondi i Ndihmës COVID-19 i Qeverisë Gjermane.
Përmes këtij projekti 300 inxhinierë dhe punëkërkues të rinj do të trajnohen për hidraulikën dhe pneumatikën, automatizimin e proceseve teknologjike dhe programimin PLC. Disa pjesëmarrës do të kenë mundësinë të bëjnë praktikë të shkurtër në kompani të ndryshme.


















