Gjermania kthen edhe 110 azilkërkues shqiptarë (Foto)

E publikuar: 14/07/2015 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet shtetërore gjermane sot gjatë ditës kanë nisur për në atdhe edhe një grup shqiptarësh. Në mesin e tyre ka shqiptarë nga Kosova por edhe nga Shqipëria.

Mësohet se të kthyerit janë pjesë e grupit të emigrantëve ilegalë që morën rrugën e migrimit gjatë këtij viti duke gjetur rrugën drejt Gjermanisë kryesisht përmes kufirit me Hungarinë, raporton Koha.net.

“Refugjatë nga Shqipëria dhe Kosova hipin në një aeroplan për në Tiranë dhe Prishtinë, në aeroportin e Munihut, Gjermani. Rreth 110 refugjatë nga Shqipëria dhe Kosova janë ekstraduar pasi kërkesa e tyre për azil u është refuzuar”, shkruan Reuters.

Ky është grupi i fundit i emigrantëve ilegalë shqiptarë që Gjermania i ka riatdhesuar në periudhën e fundit pasi vet kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë takimit që e zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, në Berlin, siç raporton Koha.net, tha se shanset e dhënies së azilit për këta emigrantë “janë pothuajse të barabarta me zero”.

Të njëjtën e ka dhënë Merkel edhe në Tiranë gjatë vizitës që Kancelarja gjermane i bëri Shqipërisë pak ditë më parë.

/t/