Zyra Federale e Gjermanisë gjatë muajve të fundit i ka refuzuar kërkesën për azil shumë shtetasve kosovarë. Indeksonline ka siguruar dokumentin i cili u lëshohet kosovarëve që kërkojnë azil për në Gjermani duke u kërkuar kështu që ata personalisht të aplikojnë për riatdhesim në Kosovë.
Në dokumentin e siguruar nga Indekesonline thuhet që është më mirë që kosovarët të kërkojnë vullnetarisht riatdhesim në mënyrë që të mos përdoret kthimi i detyrueshëm nga shteti gjerman.
“Shfrytëzojeni mundësinë për atdhesim vullnetar ose ri-zhvendosje me qëllim që të planifikojmë rrethanat dhe kohën e nisjes së juaj bashkë me autoritet për emigracion”, thuhet në letrën e Zyrës Federale gjermane lëshuar për azilkërkuesit kosovarë.
Në këtë mënyrë federate gjermane është duke I pritur të gjitha kërkesat e kosovarëve për riatdhesim dhe për të njëjtit të përpilohen listat dhe oraret e nisjes së tyre për në shtetin amë./Indeksonline/