Gjermania i quan të papranueshme keqpërdorimet e zgjedhjeve në Serbi

E publikuar: 18/12/2023 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia të dielen i mbajti dy palë zgjedhjesh, qëndrore dhe lokale. Mbi 6.5 milionë qytetarë votuan për të preferuarit e tyre.

Por, lidhur me procesin zgjedhor, vërejtje ka Gjermania.

Ministrja e Jashtme e këtij vendi i quan të papranueshme keqpërdorimin e burimeve publike dhe frikësimin e votuesve, dhe blerjen e votave.

“Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, thuhet në reagimin e MPJ-së gjermane.

Edhe opozita në Serbi, ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Raportohet se opozita atje edhe ka protestuar.

Sipas rezultateve preliminare, fituese ka dalur lista e kryesuar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.