Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Heinz Wilhelm, ka thënë se Gjermania do që Serbia të nisë sa më parë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, ai ka kujtuar se kapitulli i 35-të, që ka të bëjë me noramlizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, është i pari që duhet të hapet.
“Për hapjen e këtij kapitulli, parakusht është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Wilhelm për mediat serbe.
Ai ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, por “lidhje e mirë fqinjësore”./REL/