Gjermania hap procedurat për licencimin e 5G-së

E publikuar: 28/11/2018 07:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia Federale për Rrjetet në Gjermani njohur ndryshe edhe si Bundesnetzagentur ose BNetzA njoftoi hapjen e procedurave për tenderimin e frekuencave 5G.


Kjo procedurë kualifikimi do të finalizohet Pranverën e vitit të ardhshëm ndërsa afati i fundit i aplikimeve është 25 Janari 2019.

Autoritetet gjithashtu kanë vendosur kushte për kompanitë që do të fitojnë tenderin dhe kërkojnë nga operatorët të rrisin mbulimin si dhe ka marrë masa për promovimin e konkurrencës.


Konkretisht në frekuencat 2100Mhz dhe 3.6Ghz autoriteti kërkon një shpejtësi minimale prej 100Mbps për 98% të shpive deri në 2022.

Deri në fund të 2024 mbajtësit e frekuencave do të obligohen të ofrojnë të paktën 100Mbps edhe në rrugët kryesore, portet, metrotë dhe autostradat.

Gjithashtu deri më 2022 çdo operator duhet të ketë instaluar të paktën 1,000 baza 5G. /PCWorld Albanian