Autoritetet gjermane bajne me dije se ndërtesa ma parë ka funksionue si kazermë ushtarake. Arsyeja e kësaj iniciative nga shteti gjerman asht kthimi i emigrantëve sa ma shpejt në vendet e tyne t’origjinës, mbasi shansat për me fitue azil janë shumë të vogla.
Gjatë qëndrimit t’azilkërkusve në këtë qendër, shteti gjerman ka me i verifikue kushtet për marrjen e azilit.
Simbas statistikave të qeverisë gjermane, nga 20.000 kërkesa për azil në Gjermani që janë dorëzue nga fillimi i Kallnorit deri në fund të Korrikut, rreth 15.3% ose rreth 3.000 prej tyne vijnë prej Kosovës, 15% tjera vijnë prej Shqipnisë dhe rreth 6% nga Serbia.