Një program trajnimi që dërgon imamë turq në xhamitë gjermane do të hiqet gradualisht pasi Gjermania kërkon të trajnojë klerikët e saj myslimanë në një përpjekje për të inkurajuar integrimin, ka njoftuar Ministria e Brendshme.
Sipas një marrëveshjeje të re midis ministrisë, autoritetit fetar turk Diyanet dhe grupit ombrellë turko-islamik DITIB, rreth 100 imamë do të trajnohen çdo vit në qytetin perëndimor të Dahlem.
Këta imamë do të zëvendësojnë gradualisht rreth një mijë klerikë të cilët u trajnuan dhe punësuan nga Diyaneti turk.
“Ne kemi nevojë për lider fetar që të flasë gjuhën tonë, të njohë vendin tonë dhe të mbrojë vlerat tona”, tha në një deklaratë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
“Ne duam që imamët të përfshihen në dialogun midis feve dhe të diskutojnë çështjet e besimit në shoqërinë tonë”, vazhdoi ajo, raporton DolcheWelle në gjuhën gjermane.
Sipas Konferencës Gjermane të Islamit (DIK), në Gjermani jetojnë rreth 5.5 milionë myslimanë, ose afërsisht 6.6 për qind e popullsisë. “Ky është një moment historik i rëndësishëm për integrimin dhe pjesëmarrjen e komuniteteve muslimane”, tha Faeser.
Gjermania ka rreth 2.500 bashkësi xhamie, 900 prej të cilave menaxhohen nga DITIB. Një degë e Presidencës së Çështjeve Fetare në Ankara, DITIB është shoqata më e madhe islamike në Gjermani, por ajo është akuzuar se vepron si një krah i zgjatur i qeverisë turke.