Një gjykatë gjermane ia ka ndaluar një studentes myslimane veshjen e niqabit në orë mësimore pas që shkolla në të cilët shkon ajo ishte ankuar se niqabi po e pengonte atë në zhvillimin e saj arsimor.
Studentja 18-vjeçe është urdhëruar nga shkolla e saj e pastaj nga një gjykatës se nuk do të mund ta vishte më atë veshje fetare e cila ia mbulon tërë trupin përfshirë dhe fytyrën, përveç syve, transmeton Express.
Ky vendim vjen disa ditë pasi aleatët e kancelares, Angela Merkel, thanë se burka, e cila dallon me niqabin, është në kundërshtim me integrimin.