Gjermani: Policia bastis xhami dhe banesa – qeveria ndalon grupin islamik

E publikuar: 15/11/2016 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Gjermani ka zhvilluar bastisje heret në mëngjes në xhami, apartamente dhe zyra në dhjetë zona të Gjermanisë, ndërkohë që Qeveria ka ndaluar një grup të cilin e akuzon për përpjekje të rekrutimit të luftëtarëve për grupin militant Shteti Islamik, ka bërë të ditur ministria e brendshme.

Një zëdhënëse e ministrisë e përshkroi organizatën “Feja e vërtetë” si një rrjet mobilizues për grupin militant Shteti Islamik, megjtihëse tha se nuk ka shenja se vetë po planifikonte sulme, njofton AP.

Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere beson se grupi po nxiste urrjetje, tha ajo. Ministri do të bëjë një deklaratë më vonë gjatë ditës edhe për arrestimet dhe për ndalesën. (REL)