Autoritetet gjermane po zhvillojnë hetime për 60 azilkërkues të dyshuar për lidhje të mundshme me organizata terroriste, përfshirë Shtetin Islamik, ka thënë sot Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA).
“Duke pasur parasysh lëvizjen migruese në Gjermani, ne duhet të vlerësojmë se ekzistojnë anëtarë aktivë ose ish-anëtarë, mbështetës dhe simpatizues të organizatave terroriste dhe kriminelë lufte islamikë, në mesin e refugjatëv”, tha BKA.
Në deklaratë mëtutje theksohet se policia aktualisht nuk ka ndonjë indikacion konkret për plane eventuale të sulmeve.
Policia i ka marrë 410 informacione nga autoritetet lokale të 16 shteteve federale gjermane, për terroristët e mundshëm në mesin e refugjatëve.
Për më pak se një javë në Gjermani kanë ndodhur katër sulme vdekjeprurëse, ndërsa tri prej tyre janë ndërmarrë nga azilkërkuesit./rel/