Vikari gjeneral i Kosovës, Don Lush Gjergji, përkitazi me komunitetin LGBT ka theksuar se ata përfaqësojnë një temë jo të natyrshme, jo morale dhe jo shpirtërore.
Këto komenti ai i bëri në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin, në TV Rrokum.
Gjergji theksoi se homoseksualët e kanë vendin e tyre në shoqëri dhe respektin njerëzor, por jo edhe atë moral.
“Një tendencë e tillë s’duhet shndërruar në përkrahje e tyre që si komunitet të ndikojnë tek morali e prishja e familjes”, ka thënë ai. /Rrokum/