Dhetëra mijëra njerëz sot kanë protestuar në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, meqë pretenduan se ajo e ka kequdhëhequr ekonominë, e cila është në gjendje të rëndë.
Thirrjen për këtë protestë e kishte bërë partia e ish-presidentit, Mikheil Saakashvili, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, raporton AFP.
Saakashvili foli nëpërmjet një video lidhjeje nga Brukseli, derisa turma e njerëzve e brohooriste emrin e tij.
“Ne jemi të bashkuar nga detyra jonë e përbashkët për ta çliruar Gjeorgjinë nga qeveria, e cila e shkatërron vendin tonë”, tha Saakashvili.
I akuzuar nga prokurorët e Gjerogjisë, për keqpërdorim të detyrës derisa ishte president, zoti Saakashvili, tash jeton në ekzil në Kiev të Ukrainës, ku deri në muajin shkurt ishte ndihmës i presidentit, Petro Poroshenko.
Aktualisht, qeveria e Gjeorgjisë udhëhiqet nga koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane, që ishte formuar nga ish-kryeministri dhe pasaniku, Bidzina Ivanishvili. /rel/