Një kompani britanike pretendon se ka krijuar një aplikacion i cili është në gjendje që të gjejë këdo në Facebook vetëm duke analizuar fytyrën e tyre.
Facezam, që ka kohë që pretendohet se është një aplikacion i rremë, planifikohet të lëshohet për iOS më 21 mars.
Aplikacioni pretendon se skanon miliarda fotografi në Facebook brenda sekondave, për të gjetur emrin e një personi të cilin e fotografoni.
Sipas ueb-faqes së tij, Facezam funksionon me 70% saktësi dhe mund ta lidhë një fotografi me një llogari në Facebook brenda sekondave.