Gjenerata e artë: Edona Llalloshi, Memli Krasniqi, Arta Dobroshi kremtojnë 20 vjetorin e maturës

E publikuar: 09/06/2018 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse shumica prej tyre në atë kohë mësonin në kushte të vështira, ata ia dolën që të jenë të suksesshëm në profesionin e tyre.

Së fundmi, gjeneratat e vitit 1998 kremtuan 20 vjetorin e maturës në një mbrëmje të madhe të organizuar në Prishtinë.

Kjo gjeneratë përfshinte emra të njohur si këngëtarja Edona Llalloshi, deputeti dhe ish-reperi Memli Krasniqi, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, e shumë të tjerë.

Aktorja me famë ndërkombëtare, Arta Dobroshi, ishte gjithashtu pjesë e kësaj gjenerate dhe prezente në këtë mbrëmje.

Këngëtarja Llalloshi ishte ajo e cila ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga mbrëmja e paharrueshme që ajo dhe miqtë e saj kaluan së bashku.

Ajo nuk ka hezituar të këndojë për ta hitin e famshëm “Simpatia”, këngë e viteve 98′, e cila edhe sot kujtohet dhe pëlqehet shumë nga publiku.

20 vjetori i maturës përfshiu shkollat e mesme si: ajo e muzikës “Prenk Jakova”, “Xhevdet Doda”, “Ali Sokoli” e “28 nëntori”.