Gjenerali Stojanoviq: S’priten akte terroriste nga Kosova, rreziqet vijnë nga Sanxhaku

E publikuar: 30/10/2017 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Momir Stojanoviq i deklaroi sot të përditshmes së Beogradit, “Politika”, se Serbisë nuk i kërcënohen aktivitete terroriste nga Kosova, por “situatën e shoh më të komplikuar në Sanxhak se në Kosovë e Metohi”, transmeton Koha.net.

“Pse do ta shpenzonin dhe komprometonin shqiptarët e Kosovës, në veçanti liderët e tyre, atë që do ta fitojnë pa asnjë dilemë edhe pa aksione të tilla. Ata janë të ndërgjegjshëm se fuqitë me ndikim janë në anën e tyre. Situatën e shoh më të komplikuar në Sanxhak sesa në Kosovë e Metohi”, është shprehur gjenerali Stojanoviq.