Gjenerali Ozkan Ulutash takohet me kreun e ushtrisë serbe në Beograd

E publikuar: 11/12/2025 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash u takua sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviq.

Gjeneralmajor Ulutash theksoi se komunikimet e rregullta ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe janë thelbësore për të rritur bashkëpunimin reciprok dhe për të trajtuar zhvillimet përkatëse të sigurisë dhe për ruajtur stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, thuhet në njoftim.