Gjenerali maqedon në pension, Iljia Nikolovki, i cili në Luftën e Dytë Botërore, ishte komandant i korpusit të dytë në një intervistë në Kanal 5 dha një analizë të tijën për situatën në Kumanovë intervistë e cila u ndërpre në mes nga televizioni pro qeveritar.
“Nuk mund të them pasi nuk kam informacione të mjaftueshme kush janë njerëzit, por shpjegimi i shumë specialistëve dhe profesionistëve është se po bëhet fjalë për të paguar që është kontradiktore me atë që thotë Qeveria”, ka thënë ai.
Sipas tij në këtë krizë të madhe ekonomike në rajon nëse dikush mund të shkoj në Afganistan, Siri dhe vende të tjera shumë lehtë do të vinte të luftojë në Maqedoni dhe të tërhiqej. “Nuk e di kush është organizatori por si duket disa punë i dolën nga kontrolli. Interesi kombëtar i shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni nuk është të bëjnë luftë”, u shpreh gjenerali Nikolovski.