Gjendja në pikat kufitare – Pritjet zgjasin deri në një orë për të dalë nga Kosova

E publikuar: 03/01/2026 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët s’po presin më shumë se një orë në pikat kufitare të vendit për të dalë nga Kosova.

Në përditësimin e fundit, pritjet më të gjata, ato deri në 60 minuta, janë në Merdarë.

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta. Në Bërnjak dhe Jarinje arrijnë deri në 20 minuta.

Kurse në pikat tjera kufitare, pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.