Në Tiranë është gjetur i vdekur një 17 vjeçar, në një vendgrumbullim të mbeturinave.
Sipas Policisë, viktima ka dëmtime në fytyrë, por akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes. Nga hetimet paraprake, rezulton se i riu i kishte duart të veshur dorëza dhe në trup ishte i mbuluar me një mushama, të njëjta me të punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren.
Trupi i viktimës është transportuar për në morg, ku po kryhet autopsia nga ekspertët mjeko-ligjor. Trupin e viktimës e kishte gjetur rastësisht një punëtor.