Gjendet trupi i vogëlushit në Skenderaj

E publikuar: 08/03/2016 23:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ora e Fundit sonte ka qenë në Skenderaj ku disa orë më parë një vogëlush tre vjecar aksidentalisht ka rënë në lumin “Klina”.

I ftuar në Lidhjen Direkte për të diskutuar rreth kësaj cështje ishte zëdhënësi komunal i kësaj komune, Hajriz Koci.

Ai ka konfirmuar për Klan Kosovën se tashmë pas disa orëve kërkimi është gjetur trupi i vogëlushit.

“Konfirmoj trupi i vogëlushit është gjetur”.

“Unë shpreh ngushllimet e mija për familjen në këtë rast tragjik,pasi që familja ka pësuar një humbje të madhe” /Klan Kosova/