Gjendet trupi i paj*të i 26 vjeçarit nga Prizreni që u raportua i zhdukur javë më parë

E publikuar: 14/01/2025 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është gjetur pa shenja jete i riu nga Prizreni, i cili u raportua i zhdukur që nga dhjetori.

Policia njofton se trupi i pajetë i 26 vjeçarit është gjetur në lumin “Drini i Bardhë” në afërsi të urës së fshatit Rugovë. Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 08:20 nga një qytetar, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se pas kontrollimit të viktimës nga njësitë përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentet personale si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, të cilat ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjarët, andaj policia thotë se besohet se trupi i pajetë është i viktimës së lartcekur.

Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.

“Me date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugove. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë.

Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur.Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit”, tha Bytyqi.

Arban Hisari ishte raportuar i zhdukur që nga 26 dhjetori.