Banorët e Shipkovicës në bashkëpunim edhe me ushtrinë sot kanë gjetur trupin e pajetë të Rinës 6 vjeçare e cila rezulton e zhdukur që nga dita e parë e vërshimeve. Trupi i Rinës është gjetur nën gërmadhat tek shtëpia e kushëririt të saj, që gjendet disa shtëpi larg nga shtëpia e saj.