Gjendet pa shenja jete një person në pyll të Istogut

E publikuar: 29/10/2023 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur pa shenja jete në pyll në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Bëhet e ditur nga policia se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së.

“Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.