Gjendet pa shenja jetë një burrë në Dragash

E publikuar: 31/12/2025 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

\Një person është gjetur pa shenja jetë në fshatin Restelicë të Dragashit.

Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.