Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçar në Deçan

E publikuar: 01/06/2022 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 27 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Carrabeg të Komunës së Deçanit.

Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Zëdhënësi, Fadil Gashi tha se me të marrë informatën njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku më pas mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.