Gjendet pa shenja jete 27 vjeçari që u raportua si i zhdukur në Malin e Pashtrikut

E publikuar: 07/04/2025 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 27 vjeçar që u raportua si i zhdukur në Malin e Pashtrikut, është gjetur pa shenja jete.

Kërkimet për të kishin nisur qysh nga e diela.

Për të u angazhua ekipe të kërkim – shpëtimit edhe nga Kosova.

Ajet Lleshi, nga fshati Kishaj i Hasit kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë, familjarët nuk e gjetën të riun gjatë natës.

Madje, teksa kërkonte në mal, babai i të riut, Riza Lleshi humbi gjurmët dhe u gjetën pak para se të gjendej trupi i pajetë i 27-vjeçarit.

Sikurse raporton Top Channel ai ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.