Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Komanit

E publikuar: 26/01/2025 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e Komanit.

Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe është nisur në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit që u gjet i mbytur në ujë.