Një trup i pajetë është gjetur në një banesë në lagjen numër 4 në Pogradec.
Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur disa ditë më parë. Familjarët pasi e kanë konstatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg.
Nga ku pritet të dalë arsyeja e vdekjes. Por familjarët deklaruan se ka rënë në kontakt me energjinë, ndërsa policia po heton.
Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 5, Pogradec, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 72 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga sëmundje të brendshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./tch