Gjendet një person i vdekur në Hajvali

E publikuar: 14/12/2020 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 46-vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 11:00 në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se dyshimet e para janë se viktima është gjetur i varur brenda garazhit në shtëpinë e tij.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata për një person pa shenja jete. Mbështetur në informacionet e para janë ngritur dyshimet që viktima, një mashkull 46-vjeç, të jetë vetvarur në garazhin e shtëpisë së tij. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ana e mjekëve në shtëpinë e shëndetit në Hajval”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se Policia e Kosovës po trajton të gjitha rrethanat për ndriçimin e plotë të rastit.