Një person është gjetur i plagosur në Shkugëz të Gjakovës. Sipas dëshmitarëve personi në fjalë ka plagë në kokë që dyshohet se është shkaktuar nga arma.
46 vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në Qendren Klinike dhe Universitare.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, një gëzhojë dhe automjeti i viktimës.
Kështu tha Nystret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.
“Me datë 06.02.2022 pas orës 13:00 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit në vendin e quajtur Shkugëz. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar në emergjencë”, tha ai, përcjellë infosot.
“Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhoj në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjës. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”.


















