Gjendet një gropë 1 km e thellë brenda liqenit.. por nuk është natyrale / VIDEO

E publikuar: 27/02/2016 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në liqenin Sera de Estrela në Portugali, është zbuluar krejt rastësisht një gropë gjigante nga një dron. Gropa e thellë plotë 1.500 metra, që përpin gjithçka rreth vetes është regjistruar rastësisht nga tre miq.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar nga ajri, me ndihmën e një droni i cili ka befasuar edhe tre miqtë.

Në fakt, kjo gropë nuk është krijuar nga një proces i natyrshëm, siç janë burimet e zakonshme kur aktivizohen dhe thithin gjithë ujin, por është ndërtuar nga një njeri në vitin 1955. Kjo digë besohet se kontrollon lirimin e fluksit të ujit mes Riberia deri te Gjiri Bay.

https://www.youtube.com/watch?v=h7HDBAfNZN0