Një 23-vjeçar dyshohet se është vetëvarur sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, në rrethana ende të pasqaruara.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës ngjarja tragjike ka ndodhur në shtëpinë e personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
“Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë forenzike të policisë, specialistë për trajtimin e rasteve të tilla dhe ekipet e mjekësisë emergjente, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht nga ana e Policisë së Kosovës po trajtohen të gjitha rrethanat për ndriçimin e këtij rasti tronditës.