Gjendet ilaçi kundër tullacllëkut

E publikuar: 06/11/2015 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me sa duket ilaçi kundër tullacllëkut është gjetur. Të paktën kështu pretendojnë studiuesit e universitetit “Columbia” në SHBA. Mjekja Angela Christiano ka publikuar shumë teste në lidhje me ndikimin e inkubatorëve “JAK” në mbetjet e flokëve, prandaj duket se ka arritur atë që do të jetë “muzikë për vesh” për miliona meshkuj në botë.

Eksperimenti është bërë në minj dhe në derra, e ata që për subjekt kishin inkubatorët “JAK”, kishin fituar qime të reja për vetëm dhjetë ditë. Në inkubarorët “JAK” vendosen enzimat “Janus Kinaese” dhe rigjallërojnë mbetjet fosile të flokëve, që stimulojnë rritjen e qimeve të reja në kokë.

Mirëpo, ky prodhim nuk pritet që të shfaqet nëpër barnatore edhe për një kohë, marrë parasysh faktin se edhe shumë gjëra duhet të përmirësohen e testohen, por për çdo rast, ekspertët nga ky universitet janë ndarë shumë të lumtur me rezultatet e arritura dhe, sipas tyre, ky është një hap i madh inkurajues për të gjithë meshkujt, të cilët ballafaqohen me problemin më irritues.