Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:40 i burgosuri B.E është gjetur pa shenja jete në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Sipas SHKK-së intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit ka qenë i menjëhershëm, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë, raporton teve1.info
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomen e tij. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.
Ndërkaq, autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.