Gjendet i vdekur një person në Gjakovë

E publikuar: 23/07/2024 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i moshës madhore është gjetur i vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës, pasditen e së martës.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj,.

Siç njoftoi Elezaj, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.